- Çka i bashkon meshkujt dhe femrat !
Më parë meshkujt kishin ngritur disa hipoteza mbi orgazmën femërore, të cilat seksologët i kundërshtojnë sepse nuk janë aspak të vërteta. Sipas tre gratë nuk kanë fantazi të veçanta seksuale.
Ndaji fantazitë e tua më partnerin
Është e gabuar nëse edhe sot mbështetet ky mendim, pasi sipas sociologëve femrat nuk e kanë aspak problem t’u tregojnë meshkujve se si ndihen. Megjithatë, ka femra që flasin në mënyrë të hapur për dëshirat e tyre, e megjithatë jo me partnerin. “Nëse meshkujt do të dëgjonin ato që i rrëfejnë njëra-tjetrës, do të çmendeshin. E disa të tjerë do t’ia mbathnin”- shprehen sociologët.
Si t’ia mbushësh mendjen një femre që të t’i tregojë ty fantazitë e veta seksuale dhe jo mikeshave? Përgjigjja është e thjeshtë: Duke bërë pyetje. Fillo duke i treguar disa nga mendimet dhe fantazitë e tua. Asgjë nuk është më e efektshme sesa ky tregim i pikave të tua të dobëta, kjo e bën dikë tjetër që të hapet më lehtë.
Dëshirat në çift shpesh janë të njëjta
“Disa meshkuj, duke u përpjekur të jenë të ndjeshëm dhe të plotësojnë nevojat e partneres, mendojnë se seksi i shpejtë është i ndaluar”, thonë seksologët. E megjithatë është e rëndësishme të mësohet se edhe femrat e duan një të shpejtë. Kur burrat dhe gratë arrijnë tek të tridhjetat, ndryshon edhe nevoja dhe dëshira e tyre për fazën përgatitore. Sipas disa studimeve të bëra, meshkujt e pyetur nga 35 vjeç e lart: se cila ishte pjesa më e mirë e një marrëdhënieje seksuale, shumica e tyre u përgjigjën: Faza parapërgatitore.
Sa pëlqehet “agresiviteti”
Së fundmi psikologët kanë pranuar se nga pikëpamja seksuale, femrat nuk janë shumë më të ndryshme nga meshkujt. Ashtu si edhe meshkujt shpesh femrat pëlqejnë një seks pa përkëdheli, shumë prej tyre madje pëlqejnë edhe të kapen me vendosmëri dhe me forcë nga partneri i tyre herë pas here. Është mjaft i përhapur një mendim se sensualiteti mashkullor është brutal. Në të kundërt, seksologët mendojnë se seksi, duhet, dhe mund të jetë spontan dhe instiktiv nga ana e të dy partnerëve. Edhe pse kjo sjell rrezikun që të dy partnerët të mund të veprojnë në një mënyrë që mund të duken si agresivë ndaj njëri-tjetrit. Ideja e një mashkulli që pyet: “A të pëlqen ta bëj kështu e dashur?” apo “Të pëlqeu zemër?” mund t’i pëlqejë ndonjërës, por nuk ekzistojnë prova që kjo është ajo që preferojnë shumica e femrave.
Meshkujt dhe femrat të ndryshëm nga natyra
Meshkujt nga natyra janë shumë të ndryshëm nga femrat, pasi e kanë më të lehtë të marrin vendimin për të kryer marrëdhënie edhe pse kanë pak kohë që e kanë njohur partneren, dhe e vetmja dëshirë e tyre është që të bëjnë performancën më të mirë. Por ajo që i bashkon më shumë të dyja gjinitë, janë fantazitë dhe ëndrrat për seks. Të ëndërrosh nuk është ndonjë e veçantë e madhe apo një “pasuri”, por padyshim që kanë sharmin e tij. Për shembull një mbidozë e ëndrrave tuaja në dëshirën për seks mund të bënte që ju të përfshiheshit më shumë gjatë aktit, por edhe mund t’u largonte nga e dashura me të cilën po shoqëroheshit. Sipas rezultateve të studiuesve, meshkujt janë më të prirë se sa femrat që të kenë ëndrra seksuale. Meshkujt duhet të “kontrollojnë” dëshirat e tyre duke ëndërruar më shumë nga sa duhet.
lexo me poshte
Më parë meshkujt kishin ngritur disa hipoteza mbi orgazmën femërore, të cilat seksologët i kundërshtojnë sepse nuk janë aspak të vërteta. Sipas tre gratë nuk kanë fantazi të veçanta seksuale.- 10 ISHUJ QË DUHET PARË PARA VDEKJES
Ndërsa sezoni i verës po afron, shtohen pikëpyetjet për njerëzit që po mendojnë se ku të kalojnë pushimet e tyre të radhës. Revista amerikane “TMZ”, ofroi sot dhjetë destinacione të mundshme, në dhjetë ishujt që duhet të vizitohen me çdo kusht gjatë jetës.
1. Bali – Një vend i mrekullueshëm, ku pamjet piktoreske bashkohen me oqeanin, diellin dhe vlerat shpirtërore. Bali është vetëm një prej 17 mijë ishujve që përbëjnë Indonezinë, por është i vetmi ku hindutë përbëjnë shumicën.
Tre tempuj të lashtë dhe të mrekullueshëm hindu janë në destinacionet kryesore të vizitorëve, ashtu si gryka e një vullkanit ende aktiv, përgjegjës për shkatërrimin e disa dhjetëra fshatrave, në shpërthimin e tij të fundit të vitit 1963.
2. Vieques – Një ishull i vogël, nën sovranitetin e Puerto Rikos, është një prej perlave më të mëdha të pazbuluara të planetit. Ishulli ishte një bazë amerikane deri në vitin 2003, prandaj vetëm së fundmi ka nisur të zhvillohet.
Plazhet e tij të virgjëra, rëra e bardhë dhe uji i kristaltë i Oqeanit Atlantik e bëjnë këtë ishull një destinacion të mrekullueshëm për kampistët apo për ata që preferojnë pushime luksoze me çmim të ulët.
3. Isla de Pascua – I quajtur ndryshe Ishulli Lindor, ky territor i vogël prej 163 kilometrash katror i përket Kilit, edhe pse ndodhet 3 500 kilometra nga brigjet e shtetit amerikanojugor.
I ndodhur në mes të Oqeanit Paqësor, Isla de Pascua është një destinacion unik kulturor, ku rreth 900 statuja që datojnë përpara lindjes së Krishtit i kanë mbijetuar kohërave.
4. Ischia – Destinacioni i njerëzve më të pasur italianë dhe europianë, Ischia është një ishull luksoz, mrekullitë e të cilit janë shfrytëzuar e vlerësuar që prej 2 000 vitesh.
Perandorët romakë, grekët, turqit dhe së fundmi sheikët arabë, të gjithë çmenden për perlë të ndodhur në mesin e Detit të Mesdheut, shumë pranë brigjeve të Italisë.
5. Chiloe – Shtrihet në një arqipelag të ndodhur në perëndim të Kilit, por pyjet e dendura, jeta e egër, historia dhe tradidat e banorëve vendas nuk ngjasojnë me asgjë tjetër në planet.
Në mes të legjendave që vendasit tregojnë për ishullin e mbushur me anije fantazëm dhe qënie të tjera të përbindshme, shtrihet një prej parqeve më të çmuar natyrorë të planetit.
6. Bora Bora – I ndodhur në Polinezinë franceze, në mes të Oqeanit Paqësor, ishulli shtrihet në këmbët e malit Pahia dhe Otemanu, midis të cilëve gjendet krateri i vullkanit që ka krijuar ishullin me dhjetëra mijëra vjet më parë.
Resortet turistike, çmimet relativisht të ulta prej 200 dollarësh për një natë në një dhomë çift, ushqimi i mrekullueshëm vendas dhe luksi që mund të shijohet në çdo cep, e bëjnë Bora Borën një ishull që duhet vizituar patjetër një herë gjatë jetës.
7. Kepi Perëndimor – Destinacioni më i njohur i Floridës, ka inspiruar shumë njerëz të rëndësishëm, midis të cilëve shkrimtarin Ernest Hemingway apo presidentin amerikan të viteve 1945-53, Harry Truman.
Në këtë destinacion turistik, stili amerikan i jetesës bashkohet me argëtimin dhe shfrenimin pa fund, në çdo orë të ditës, së bashku me një diell të nxehtë në çdo stinë të vitit.
8. Penang – Të ecësh në rrugët e ngushta të Xhorxhtaunit dhe të shijosh ushqimin vendas, në qytetin më të madh të ishullit malajzian të Penangut, është një përvojë unike jetësore.
Pjatat e mrekullueshme të detit, e kanë shndërruar këtë destinacion turistik të famshëm në të gjithë botën. Në fakt, vendasit i ruajnë me fanatizëm recetat sekrete të gatimeve të tyre, prandaj për të provuar shijen e veçantë malajziane, duhet të udhëtosh patjetër deri në Penang.
9. Galapagos – Ishujt e ndodhur të vetmuar në mesin e Paqësorit u bënë të famshme për herë të parë në vitet 1800, pas studimeve mbi evolucionin që Charles Darwin kreu në këto ishuj.
Përveçse janë shtëpia e shumë specieve të gjalla që nuk ndodhen në asnjë cep tjetër të planetit, ishujt ofrojnë ujvara mahnitëse, plazhe të mrekullueshme, pyje të dendur dhe male të thepisur për të gjithë ata që janë të apasionuar pas alpinizmit.
10 – Ishujt e Palmës në Dubai – Në listën e dhjetë ishujve më të bukur të planetit, Ishujt e Palmës në Dubai janë të vetmit që nuk janë krijuar nga natyra.
Megjithatë, jo për këtë, resortet e palmave janë më pak tërheqës për t’u vizituar. Ato shërbejnë si një destinacion perfekt, për të treguar se çfarë është në dorë të bëjë fantazia njerëzore, e pajisur me shuma të çmendura parash.
lexo me poshte- Ligjet me te cuditshme ne bote !
Vende te ndryshme, ligje te ndryshme. Ka ligje qesharake, ka edhe ligje te cuditshme. Dhe eshte revista "Times" ajo qe "germon" neper bote dhe sjell nje permbledhje interesante te ligjeve me te rralla. Per shembull, a e dinit se ne France eshte e ndaluar te quash nje derrkuc Napoleon? A e dinit qe na Alabama eshte e ndaluar te ngasesh makinen me syte e mbyllur? Akoma me tej, edhe ne Majami te Floridas nuk mund te hysh me "skateboard" ne nje stacion policie ndersa ne Vermont, nje bashkeshorte duhet te marre leje me shkrim nga bashkeshorti per te vendosur dhembe artificiale. E pra, norma te rralla, ne nje klasifikim qe ia vlen te lexohet. E sigurisht mund te qeshesh jo pak me to...
1) Koka e nje balene te ngordhur, e gjetur ne brigjet angleze, i perket Mbretit, ndersa bishti eshte i Mbretereshes.
2) Ne Bahrein, nje gjinekolog mashkull mund ta vizitoje nje grua, por nuk mund te shohe direkt te pjeset intime te saj, te cilat, gjithsesi, mund t’i vezhgoje vetem nepermjet reflektimit ne nje pasqyre.
3) Ne Londer eshte e jashteligjshme te ndalosh nje taksi dhe te hipesh ne te nese ke zgjeben.
4) Ne Vermont, grate duhet te marrin lejen me shkrim te bashkeshortit per te vene dhembe artificiale.
5) Ne Boulder te Kolorados eshte e paligjshme te vritet nje zog brenda kufijve te qytetit, por edhe te zoterosh nje kafshe shtepiake: duke folur ligjerisht, banoret e Boulder jane ekskluzivisht te fiksuar pas kafsheve.
6) Ne qytetin e Nju-Jorkut mund te vrasesh nje skocez brenda mureve antike te qytetit, por vetem nese ky i fundit ka ne dore hark dhe shigjete.
7) Ne Cester, burrat galeze nuk mund te hyjne ne qytet para agimit dhe te qendrojne pas perendimit te diellit.
Ne Kentaki, nuk mund te mbahet fshehurazi nje arme me e gjate se 182 centimetra.
9) Ne Florida, grate e martuara qe bejne te dielen parashutizem rrezikojne burgun.
10) Ne Britanine e Madhe, nje burre qe e gjen veten te detyruar te beje urinen ne publik, mund ta beje vetem nese merr ne shenjester rroten e pasme te makines se tij dhe mban doren e djathte mbi automjet.
11) Ne San Salvador, shoferet e dehur mund edhe te vriten nga nje skuader pushkatimi.
12) Ne Londer, te ashtuquajturit "Freemen" (nje titull nderi mesjetar) mund t’i kalojne dhente pergjate ures se Londres, pa paguar asnje takse apo gjobe, si edhe te cojne patat pergjate Cheapside-it.
13) Ne Angli, te gjithe meshkujt mbi 14 vjec duhet te ushtrohen dy ore ne dite me hark.
14) Ne Majami te Floridas, eshte e paligjshme te shkosh me "skateboard" ne nje stacion policie.
15) Ne Lancashire, askush nuk mund te nxise nje qen qe te lehe, pasi nje polic i ka kerkuar te heshte.
16) Ne Angli, nje grua shtatzene mund te linde e vetme, atje ku ajo deshiron. Madje, nese do, mund ta beje kete edhe ne kasketen e nje polici.
17) Anijet e marines britanike, qe hyjne ne portin e Londres, duhet t’i japin nje fuci rum guvernatorit te kulles se Londres.
18) Ne Ohajo eshte e jashteligjshme te kapesh nje peshk te kalter.
19) Ne Alabama eshte e jashteligjshme te ngasesh makinen me syte mbyllur.
20) Sipas ligjeve angleze mbi evazionin fiskal te 2006-es, eshte e jashteligjshme te mos i thuash nje agjenti te taksave dicka qe ju nuk do te donit qe ai ta dije, por nuk duhet t’i thoni dicka qe nuk mendoni se ai duhet ta dije.
21) Ne France, eshte e ndaluar te quash nje derr Napoleon.
22) Konsiderohet tradhti te vendosesh mbi nje zarf pullen me imazhin e Mbretit anglez me koke poshte.
23) Nuk mund te vdesesh ne Parlamentin anglez, ne asnje menyre dhe asnje rrethane.
24) Eshte e ndaluar qe nje taksi ne Londer te transportoje qen te terbuar apo kufoma.
- Fati i Titaniku i shkruar 14 vjet para tragjedisë !!
Shkrimtari që shkruajti fatin e Titanikut, 14 vjet para tragjedisë
Titaniku, gjiganti dhe i pamposhturi i kompanisë britanike "White Star Line", ka qenë anija e parë e madhe dhe luksoze transatlantike të kohëve moderne. Falë bazës së tij teknike, ky kolos oqeanik duhej të kishte qenë ekstremisht i sigurtë dhe pikërisht për këtë arsye, kompania nuk e ndieu të nevojshme të vendoste një numër varkash shpëtimi të mjaftueshme për të gjithë pasagjerët.
Ky pallat luksoz pluskues u fundos në mënyrë të mjerueshme gjatë udhëtimit të parë të tij në natën e 12 prillit të vitit 1912 pas përplasjes me një ajzberg. 1500 pasagjerë humbën jetën.
Tregjedia e goditi shumë fort opinionin publik. Për një anije me sisteme sigurie avangarde, një tragjedi e tillë ishte tërësisht e paparashikuar.
Por, ndoshta e "paparashikuar" nuk është termi i saktë për t'u përdorur në këtë rast, meqenëse 14 vjet më parë, në vitin 1898, Morgan Robertson, një shkrimtar amerikan i cili shkruante libra marinarësh, publikoi një roman të titulluar "Futility", në të cilin përshkruhet me detaje të hollësishme, e ardhmja tragjike e Titanikut.
Që në fillim të librit mund të lexohen fraza shumë domethënëse të tipit: "Anija me avull Titan konsiderohej si një anije e pafundosshme. E pafundosshmja dhe e pamposhtura mbante në bordin e saj numrin minimal të varkave të shpëtimit të lejuar nga ligji".
Por, analogjitë impresionuese të dy anijeve, Titani imagjinar dhe Titaniku real, vazhdojnë edhe në faqet vijuese të romanit, të cilat janë ekzaminuar një për një me detaje. Më pas është publikuar libri i autorit Martin Gardner, i titulluar "The wreck of the Titanic foretold?" (Tragjedia e Titanikut e parashikuar?). Gardner nuk mendonte absolutisht se Robertson kishte parashikuar të ardhmen e Titanikut dhe në librin e tij shpreh se ngjasimet janë vetëm koincidenca dhe në përputhje me ligjet normale të statistikave të probabilitetit. Megjithatë, nuk ka lënë pa ekzaminuar detajet që e bëjnë Titanin një lloj fati të parashikuar të Titanikut pa anashkaluar sigurisht edhe dallimet ndërmjet tyre:
- Para së gjithash, anijet kanë pothuajse të njëjtin emër: Titan dhe Titanik.
- Titaniku ishte 882,5 këmbë i gjatë ndërsa Titani 800.
- Të dyja anijet ishin prej çeliku me 3 elika dhe 2 trarë të mëdhenj.
- Të dyja konsideroheshin si të pafundosshme për shkak të ndarjeve ujore: 19 tek Titani dhe 16 tek Titaniku.
- Titani kishte 92 dyer ujore, Titaniku 12.
- Të dyja konsideroheshin fjalë për fjalë "anija më e madhe për pasagjerë që është ndërtuar ndonjëherë".
- Të dyja mund të mbanin deri në 3.000 pasagjerë.
- Titani transportonte 3.000, ndërsa Titaniku 2.235.
- Titaniku kishte 66.000 tonelata vëllim uji të zhvendosur, Titani 45.000 të tilla
- Të dyja anijet kishin shumë pak varka shpëtimi: 20 Titaniku dhe 24 Titani.
- Titaniku udhëtonte me 22.5 nyje kur u përplas me ajzbergun, Titani me 25 nyje.
- Të dyja anijet e filluan udhëtimin e tyre në muajin prill.
- Të dyja u përplasën me një ajzberg dhe të dyja në mesnatë.
- Titaniku udhëtonte në qiell të hapur pa hënë, ndërsa Titani me mjegull të ndriçuar nga hëna.
- Të dyja anijet u fërkuan me ajzbergun në anën e djathtë të përparme.
- Të dyja përshkonin vijën që lidh New Yorkun me Anglinë.
- Për Titanikun ishte udhëtimi i parë i inaugurimit nga Anglia për në New York, ndërsa Titani përshkontedrejtimin e kundërt për herë të tretë.
- Të dyja anijet ishin pronë e një kompanie britanike me qendër në Liverpul.
- Në tragjedinë e Titanikut humbën jetën 1.520 pasagjerë, ndërsa tek Titani 3.000.
Ndoshta kjo listë e detajuar mund të duket pak e mërzitshme, por është e domosdoshme dhe e paevitueshme për të krijuar një ide rreth këtyre "koincidencave" shumë të çuditshme. Megjithatë, me një shikim të shpejtë duket qartë se numri i dallimeve mes dy anijeve dhe ndërmjet imagjinares dhe realitetit është më i vogël se ai i ngjashmërive.
Parashikuesit e fatit bëjnë një numër të madh parashikimesh, pasi e dinë se ndërmjet gamës së madhe shpesh të anashkaluar të gabimeve të tyre, do të ketë patjetër ndonjë parashikim që do të koinçidojë me realitetin. Por, në rastin e këtij romani të anlizuar mirë për vite me radhë nuk mund të jemi të sigurt që bëhet fjalë për koinçidenca. Ka kaq shumë fakte që përputhen në mënyrë të çuditshme me një realitet ndoshta të parashikuar të një tragjedie.
A mund të flitet me të vërtetë për "koinçidenca"?
Gardner, skeptiku dhe analizuesi i fakteve të librit të Robertson është tërësisht i bindur për këtë dhe jep një sërë argumentesh për të hedhur poshtë spekullimet e mundshme. Ai thotë se koinçidencat ndërmjet Titanit dhe Titanikut janë të shumta në numër pasi përveç rastësisë së thjeshtë, luan një rol shumë të rëndësishëm edhe arsyetimi logjik i ndjekur nga autori i romanit.
Duke dashur të shkrujë një histori rreth një katastrofe gjigante detare, ishte e thjeshtë të zgjidhte përplasjen me një ajzberg, pasi në ato kohëra ishte një rrezik shumë i frikshëm për detarët. Periudha më e rrezikshme për udhëtimet ishta pranvera, kur i ngrohti fillon të shkrijë akullin polar, duke formuar kështu ajzberg gjigantë pluskues. Në këtë mënyrë, ishte logjike që të zgjidhte muajin prill për katastrofën.
Ishte gjithashtu e logjikshme që kjo anije të konsiderohej në roman si e pafundosshme pasi një bindje e tillë i shton tragjedisë një ironi të hidhur, që e bën historinë më interesante dhe tërheqëse. Përsa i përket të dhënave të shumta teknike të anijes, që ishin gati identike me atë realen, është disi e vështirë të flitet për rastësi të thjeshtë. Këtë rast Gardner e shpjegon vetëm me një alternativë, që Morgan Robertson, shkrimtar tregimesh marinare, ishte padyshim tejet i informuar dhe i ditur për sa i përket teknikave detare.
Është e vërtetë që në kohën e tij, anijet nuk kishin ende karakteristikat avangarde dhe luksoze të Titanikut, por që në atë kohë mendohej të ndërtoheshin anije shumë të mëdha. Në këtë mënyrë, Gardner thekson edhe një fakt tjetër të rëndësishëm.
Më 17 shtator 1892, në gazetën "New York Times" ishte deklaruar ndërtimi i një anijeje të emërtuar "Gigantic", e cila në të vërtetë nuk u realizua kurrë, por në projektin e përshkruar në gazetë shfaqeshin të dhëna shumë të përafërta me ato të Titanit imagjinar.
Robertson mund ta ketë lexuar këtë lajm, duke e përdorur më pas si frymëzim ideal për detajet teknike të romanit të tij. Sipas argumentimeve të Gardner, legjenda e një tragjedie të parashikuar të Titanikut shkatërrohet duke u katandisur në një tërësi koinçidencash dhe dijesh teknike të shkrimtarit. Por, ka edhe një anë tjetër të medaljes...
Rastësi banale?
Njerëzit e shkencës sigurisht që e kanë vlerësuar shumë ftesën e Gardnerit për të përdorur logjikën dhe racionalizmin gjatë ekzaminimit të koinçidencave të habitshme midis Titanit dhe Titanikut. Në analizën e fakteve, në asnjë mënyrë nuk mund të shpërfillen principet e përllogaritjeve të probabilitetit dhe nuk mund të transportohesh emocionalisht nga historia mahnitëse e shkrimarit me aftësi parashikuese të fatit dhe në këtë rast të tersit.
Megjithatë, do të ishte gjithashtu gabim t'i japësh një fuqi kaq të madhe ligjeve të statistikës së probabilitetit. Nëse një majmun arrin që duke shtypur rastësisht shkronjat në tastierë të formojë fjalën "tani", nuk mund të çuditemi. Ka shumë probabilitet që të shtypësh katër shkronja rastësisht dhe të formosh një fjalë që ka kuptim. Por, nëse majmuni arrin të shkruajë "tani kam uri", do të ishte mëse e çuditshme, pasi probabiliteti që duke shtypur shkronja të rastësishme në tastierë, të formohet një sekuencë ose një fjali që ka kuptim, atëherë kjo do të ishte gati e pamundur.
Duke përdorur këtë analogji me romanin e Robertson, duhet të pranohet ideja se një numër kaq i madh koinçidencash nuk mund të jetë thjesht produkt i rastësisë. Megjithatë, Gardner në librin e tij na fton që të analizojmë jo vetëm rastësinë, por edhe arsyetimin logjik të ndjekur nga shkrimtari.
Ndoshta gjithçka është shumë e logjikshme, e megjithatë nuk ka mundësi që autori, gjatë shkrimit të romanit të gjendej përballë një sërë zgjedhjesh dhe taktikave logjike pa patur asnjë alternativë tjetër. Titani i tij mund të ishte përplasur me një anije tjetër, ose mund të kishte shpërthyer si pasojë e problemeve teknike të saj, ose madje të ishte përplasur me një shkëmb të pashënuar në hartë. Përplasja me ajzbergun nuk është e vetmja mundësi.
Përsa i përket serisë së çuditshme të koinçidencave në karakteristikat teknike të dy anijeve, Gardner insiston se autori i romanit mund të kishte lexuar fare mirë artikullin e "New York Times", në të cilin flitet për ndërtimin e anijes më të madhe të asaj kohë të emërtuar "Gigantic", projekt i cili nuk u realizua kurrë. Por, sa ngjashmëri ka Titani me Gigantic?
John Paul Eaton është personi që ka ndjekur studimet e mëdha rreth Titanikut. Ka shkruar libra rreth këtij argumenti dhe gjithashtu është këshilltar i Shoqërisë National Geographic dhe i dy muzeumeve detarë. Ky studioz i mirënjohur ka arritur në përfundimin se detajet teknike dhe shifrat e deklaruara për ndërtimin e Gigantic nuk janë të ngjashme me ato të përdorura nga Robertson për ndërtimin e anijes së tij imagjinare. Titani dhe Gigantic ngjajnë vetëm në shpejtësinë e tyre dhe në numrin e elikave, ndërsa gjatësia, kuajt fuqi dhe emrat e tyre janë të ndryshme.
Në këtë mënyrë, Eaton ka hedhur poshtë teorinë se Robertson ka përdorur artikullin e famshëm të "New York Times" dhe informacionet teknike që lidheshin me ndërtimin e Gigantic. Të dhënat tregojnë se Titani është shumë herë më i ngjashëm me Titanikun se sa me Gigantic e megjithatë, Gardner insiston se ka mundësi që në kohën kur Robertson ka shkruar romanin, kompania "White Star" të kishte bërë publik emrin dhe projektin e ndërtimit të Titanikut.
Natyrisht, ky është një dyshim që mund t'i vijë shumë njerëzve, por eksperti J.P Eaton nuk ka ndenjur pa e shprehur skepticizmin e tij rreth kësaj hipoteze, duke thënë se emri i anijes së re, pra Titanik, është bërë publik në vitin 1907, ndërsa romani është publikuar në vitin 1898 dhe sigurisht është nisur të shkruhet kohë më parë.
Por, a ka mundësi që ndonjë informacion të jetë përhapur fshehurazi para deklaratës zyrtare të kompanisë "White Star"? Edhe sikur kjo hipotezë të ishte e vërtetë, përhapja e fshehtë e informacionit nuk do të mund të mbërrinte kurrë në veshin e Robertson, pasi në kohën kur ai shkroi romanin e tij, Titaniku as nuk ishte ideuar dhe as projektuar. Eaton deklaron se ideja për realizimin e Titanikut përkon me të njëjtin vit kur është bërë publik emri dhe projekti i tij: viti 1907.
Pikërisht në atë vit u bë edhe takimi historik mes J. Bruce Ismay, president i "White Star" dhe Lord Pirrie, president i sipërmarrjes së ndërtimeve "Harland" dhe "Wolff".
Me gjithë studimet dhe ekzaminimet e shumta, shkencëtarët nuk kanë dashur të shprehin një opinion konkret rreth çështjes Titan-Titanik, në mënyrë që studimet e tyre të mos bëhen pre e spekullimeve dhe legjendave urbane.
Sigurisht që Gardner mund të ketë patur të drejtë për arsyetimet e tij e megjithatë është gjithashtu e çuditshme se si një shkrimtar i tetëqindës ka arritur të shkruajë një libër me kaq shumë koinçidenca me ngjarjen reale dhe me detajet teknike të ndërtimit të anijes. Janë shkruar shumë libra mbi katastrofa imagjinare që mund të kenë koinçiduar rastësisht me ndonjë reale.
Por, a mund të ketë ngjashmëri aksidentale kaq të saktë në detaje? Pyetja vazhdon të qëndrojë e hapur…
- Pikturat e mallkuara
Të gjithëve na ka rastisur të shohim piktura të bukura, madje aq të bukura sa kemi humbur ndjenjat. Po, po mos u çudisni! Një shembull? E tillë është "Lindja e Afërditës", piktura e Sandro Botticelli-t, ku në filmin e Dario Argento "Sindroma e Stendhalit", protagonistes i bie të fiktë.
Disa të tjera, mund të plaken në vendin tonë, siç ndodh në librin e shkrimtarit të madh, Oscar Wilde "Portreti i Dorian Gray", ose të jenë pasazhe mbi një realitet paralel, ashtu siç tregon edhe Stephen King në romanin e tij "Rose Madder". Por mund të ekzistojë edhe një kategori e tretë pikturash të frikshme, mbi të cilat pikturohet një fëmijë duke qarë. Në Britaninë e Madhe këto lloj portretesh kanë qenë në fokus të kronikave, sepse mendohej se kishin fuqi misterioze.
Mania përhapet
Gjithçka filloi më 4 shtator të vitit 1985, kur "The Sun", një prej gazetave më të shitura në Britaninë e Madhe, publikoi një artikull të titulluar: "Zjarri i mallkuar i djalit që qan". Asokohe, tregohej historia e një çifti, Ron dhe May Hall, të cilëve zjarri u kishte shkatërruar shtëpinë në Rotherdam, Yorkshire.
Zjarri, që u shkaktua nga një tenxhere e harruar mbi sobën e ndezur, kishte shkatërruar të gjithë katin e parë të shtëpisë përveç pikturës, mes së cilës qëndronte një fëmijë që qante. Bëhej fjalë për një pikturë jo të shtrenjtë, të cilën i zoti i shtëpisë e kishte blerë për një shumë modeste, vetëm dy sterlina. I pyetur për një opinion, shefi i zjarrfikësve të Rotherdam-it e shtoi edhe më shumë misterin, duke thënë se edhe disa herë të tjera i kishte ndodhur të shihte piktura të fëmijëve duke qarë, të cilat dilnin të paprekura nga flakët që shkatërronin gjithçka.
Kështu, gjatë javëve në vazhdim, "The Sun" mori shumë letra ku tregoheshin histori të ngjashme. Një grua nga Surrej, thoshte se shtëpia e saj ishte shkatërruar nga zjarri, vetëm pak muaj pasi kishte blerë portretin.
Një tjetër nga Yorkshire tregonte se jo vetëm ajo, por edhe kunata dhe shoqja e saj, kishin parë flakë në shtëpi. Të tria kishin nga një kopje të pikturës me djalin që qante. Një zonjë tjetër nga Londra, pohonte se kishte parë kopjen e saj të pikturës të tundej vetë në mur. Ndryshe nga këto zonja, një oficer sigurie, pasi kishte dëgjuar historitë, tregonte se e kishte marrë kopjen e tij të pikturës dhe e kishte hedhur në një mal me plehra që po digjeshin. Kur ishte kthyer pas një ore, kishte zbuluar se piktura nuk ishte djegur.
Emra falsë
Çështja mbi këto portrete nxiti një studim. Gjithmonë bëhej fjalë për një stampim të thjeshtë, që shitej në miliona kopje në magazinat e mëdha angleze në vitet ‘60-‘70, ku menjëherë të binin në sy, lotët e mëdha të fëmijës mbi faqe. Gjatë studimit u zbulua se portreti që i kishte mbijetuar zjarrit të Rotherdam, ishte bërë nga një artist italian, një farë Giovanni Bragolin.
Pastaj u zbulua se bëhej fjalë për pseudonimin e Bruno Amadio, me origjinë italiane, i cili kishte jetuar në Spanjë (për disa të tjerë ka jetuar në Itali dhe ka vdekur në vitin 1981). Ishte një artist i panjohur për kritikën spanjolle, kështu që ishte e pamundur të bije mbi gjurmët e tij.
"The Sun" e trajtoi çështjen për muaj të tërë, duke intervistuar magjistarë të ndryshëm në kërkim të shpjegimeve më të mundshme paranormale. Gjithashtu, "The Sun" gjeti edhe një studiues të folklorit, Roy Vickery, i cili pohoi se me siguri piktori e kishte keqtrajtuar djalin që ai të qante. "Ndoshta", kishte shtuar Vickery "të gjithë këto flakë janë mallkimi i djalit, mënyra e tij për t‘u hakmarrë".
Të tjerë thoshin se, po ta rrotulloje pikturën 90 gradë, mund të shihej një peshk "djallëzor" që po e pickonte djalin. Gjithashtu, thuhet se Amadio kishte bërë një pakt me djallin për t‘u bërë i famshëm me serinë e 27 portreteve të fëmijëve duke qarë...
Fundi i historisë?
Zjarrfikësit e Yorkshire-it Jugor, duke marrë shumë telefonata alarmuese nga blerësit e portreteve me djalin e vogël duke qarë, vendosën të bënin një deklaratë zyrtare. Pohuan se nuk ishte gjetur kurrë asnjë lidhje e vërtetë mes zjarrit dhe pikturës.
Shefi i divizionit, Mick Riley, shpjegoi se portreti ishte shitur mijëra kopje vetëm në Yorkshire, vend në qendër të fenomenit të dyshuar. Veç të tjerash, nuk duhej të habiteshin nëse në disa prej shtëpive të djegura të gjendeshin kopje të portretit në fjalë.
"Janë vetëm koincidenca", tha Riley. "Zjarret nuk lindin nga pikturat, por nga neglizhenca dhe pakujdesia e njerëzve". Cigare të pafikura mirë të hedhura mbi tapet, tenxhere të harruara mbi zjarr, kabllo elektrikë të dëmtuar dhe jastëkët me korrent të lënë mbi krevat: këto ishin shkaqet më të zakonshme për të cilat kishin folur gazetat, si dhe drurit me të cilin ishte bërë piktura nuk merr flakë lehtë.
Kelvin MacKenzie, drejtori i "The Sun", e kuptoi se kishte ardhur momenti t‘i jepte fund. Pas zjarrit të radhës që kishte "lidhje" me pikturën, i erdhi në mendje një goditje e fundit spektakolare. Ai shkroi në faqen e parë të gazetës: "Mjaft me kaq njerëz!. Nëse jeni të shqetësuar për një portret që tregon një fëmijë duke qarë, atëherë mund ta dërgoni atë në adresën tonë.
Do të mendojmë ne për ta shkatërruar dhe për t‘i dhënë fund këtij mallkimi". Në redaksinë e MacKenzie erdhën 2500 piktura dhe ai i dogji të gjitha. Ishte një fund madhështor, që u bë edhe më pikant nga bukuria e një bukurie vendase, Sandra Jane, Moore, e përjetësuar në një fotografi me kapele zjarrfikësi dhe pantallona të shkurtra, ndërsa hidhte ndonjë pikturë në zjarr. Kështu, historia e djalit që qan, u duk sikur u arkivua njëherë e përgjithmonë.
Variante mbi temën në fjalë
Me kalimin e kohës, në vend që historia të bëhej më dramatike, u shndërrua në një legjendë metropolitane me shumë variante. Sot, në internet, ka nga ata që theksojnë se portreti sjell mbarësi. Të tjerë, pohojnë se nëse vendosen pranë njëra-tjetrës një djalë që qan dhe një vajzë që qesh, shtëpia do të jetë e mbrojtur nga çdo rrezik.
Gjithashtu, ka edhe nga ata që thonë se kanë zbuluar origjinën e mallkimit. Gorge Mallory, një docent në pension dhe studiues i të fshehtës së Devon-it, thotë se ka rënë në gjurmët e Madio-s, autori i portretit origjinal, i cili qëndron i fshehur me pseudonimin Franchot Seville. Ky i fundit i kishte treguar se fëmija i portretit të vitit 1969, ishte një lypës rrugësh, memec dhe me shikimin gjithmonë të trishtuar.
Pasi kishte pikturuar portretin, një prift që pa telajon e njohu fëmijën. "Quhet Don Bonillo dhe është një jetim. Prindërit e tij vdiqën nga një zjarr. Të lutem, qëndroi larg, sepse kudo që shkon, shpërthejnë vetëm zjarre. Në qytetin e tij e thërrisnin ‘Diablo‘ (djalli)", kishte thënë prifti.
Seville e kishte injoruar tregimin e priftit dhe e kishte adoptuar djalin. Shitja e portreteve shkonte për mrekulli. Një ditë studioja u shkatërrua nga flakët. "Është faji yt!", i kishte bërtitur piktori fëmijës, i cili u largua duke qarë dhe nuk u gjet më kurrë. Historitë e zjarreve të shkaktuara nga portretet e Seville filluan të qarkullonin në të gjithë Europën, duke ia bërë të pamundur piktorit shitjen e "kryeveprës së tij".
Në vitin 1976, pranë Barcelonës, një makinë mori flakë gjatë një aksidenti. Drejtuesi, i bërë shkrumb e hi nga zjarri, nuk njihej. Por disa dokumente të gjetura brenda makinës nxorën emrin e viktimës. Ishte një 19-vjeçar që quhej Don Bonillo.
Është e kotë të thuash se "George Mallory" që tregon këtë histori nuk ekziston, ashtu siç nuk ka ekzistuar kurrë djali i quajtur "Diablo". Ashtu si portreti që nuk shkatërrohet, edhe kjo legjendë do të vazhdojë të mbijetojë. Një fëmijë që vuan për motive të fshehta, zjarret dhe portretet e heshtura janë një përzierje e mahnitshme për të pasionuarit pas misterit.
- Përse femrat braktisin të dashurit?
Përse femrat braktisin të dashurit?
Ndarjet janë shndërruar në një fenomen i zakonshëm në ditët e sotme, por arsyet janë të njëjta pothuajse për të gjithë.
Një revistë angleze, “The Cosmopolitan”, u shndërrua në organizatore të një ankete për të zbuluar se cilat janë arsyet kryesore që shtyjnë femrat të prishin një marrëdhënie.
Për të gjetur dhjetë motivet më të shpeshta, u pyetën 1 400 femra, rreth zhgënjimeve të pësuara në jetën e tyre sentimentale
10 – Sipas deklarateve të të intervistuarave, arsyeja e dhjetë më e rëndësishme e ndarjeve është raporti seksual. 15,7% e femrave u shprehën se mosqënia në nivelin e duhur në krevat i partnerit, i ka bërë të prishin raportin.
9 – Me 18,9%, arsyeja e nëntë më e shpeshtë është mungesa e interesit të mashkullit ndaj familjes së vajzës.
8 – Marrëdhëniet në distancë janë një tjetër argument kryesor në dhënien fund të raportit. 20,2% e femrave nuk do të ishin të gatshme të pranonin distancën.
7 – Ambicia e pakët e partnerit, i cili ndihet mirë me vendin e punës që ka dhe nuk dëshiron të bëjë karrierë është arsyeja e shtatë më e shpeshtë e ndarjeve, me 20,6%.
6 – 21,1% e femrave kanë prishur një raport sepse mashkulli përkrah tyre nuk ishte aspak romantic dhe aspak i vëmendshëm ndaj datave të rëndësishme apo dhuratave.
5 – Një arste e fortë është edhe dëshira për të qenë e vetme. 21,1% e të intervistuarave kanë ndierë këtë nevojë gjatë një lidhjeje.
4 – Sherret e vazhdueshme e shkatërrojnë pothuajse gjithmonë një raport. 29,1% e femrave pranuan se janë ndarë të paktën një herë për këtë arsye.
3 – Humbja e besimit mund të jetë po aq e dëmshme për një raport sa edhe tradhëtia. 29,7% cituan këtë arsye.
2 – Tradhëtia është arsyeja e dytë më e shpeshtë përse femrat braktisin një mashkull. 36,6%, ose më shumë se një në tre femra, i ka dhënë duart partnerit për këtë arsye.
1 – Arsyeja kryesore, humbja e dashurisë. Fraza “nuk të dua më” ka çuar 39,7% të femrave në ndarje.
- Si ta besh nje djal per vete...
Si ta besh nje djal per vete...
Si mund ta besh nje djal per vete? Jo te gjith djemt preferojne te njejtat vajza keshtu qe ka shum te bej me djalin qe deshiron qe te doj ty. Vazhdo te lexoni dhe zbuloni menyrat me te mira per ta ber ‘ate’ per vete dhe realizo deshiren
Afrohu
E dini qe, si njerez, ne krijojme ndjenja deshire per njerez qe shikojme shpesh se sa ata qe shikojme rrall? Afrohu atij me shum, edhe sigurohu qe te ve re gjithmone kur te shef. Ne kete menyre ai formon nje lidhje mentale dhe ideale per ty, kjo gje e ben punen tende me te lehte.
Mbaj dinjitetin
Shumica e djemve jane gati te lidhen serjozisht me nje femer qe mbron dinjitetin, dhe respekton veten e saj. Ai kurr nuk do te t’pelqej ty ne qofte se ti nuk ke reskpekt per veten tende. Disa vajza rrin shum pas cunave dhe krijojne imazh te keq per veten e tyre. Kur e ben te dukur qe ti nuk ke respekt per veten tende, as ai nuk ka per te respektuar.
Foli ndryshe
S’eshte nevoja qe ta besh te dukur qe ti e do ate qe te te doj ai ty. Kur ben muhabet me te mos u perpiq shum qe ti besh pershtrypje, ose t’ja mbash vemendjen gjat gjith kohes. Gjithmon lere ate qe te kerkoj vemendjen tende. Dhe kur i flet, foli kur ai do qe te flasi me ty, mos e ngacmo kur ben muhabet me nje tjeter, perndryshe ai mendon se ti je e c’mendur dhe ke rene thelle per te. Pasi ke ber keto, dhe ai kupton qe ti nuk je si femrat e tjera, fillon mendon per lidhje me ty.
Ji vetvetja
Per ta bere nje mashkull per vete, do te te keshilloja te ishe VETEM vetvetja....sepse ne te kundert me vone mund ta pesosh. Asnjehere mos bej sikur te interesojne gjerat qe atij i pelqejne (kur nuk te interesojne dmth) sepse me vone , nqs vendosni te kini nje lidhje serioze bashke, ai do e kuptoje dhe do ndihet i zhgjenjyer.
-
-
A mjafton dashuria për t’u martuar ?
A mjafton dashuria për t’u martuar ?
Mrekullinë e dashurisë e ndjejmë atëherë kur zgjimet e ditëve tona ëmbëlsohen me të njëjtin përqafim
Dashuria romantike
… ajo lind dhe më pas lulëzon martesa. Tradita para-romanticizmit klasik bënte që kjo e fundit të lindte para dashurisë…
Tashmë më parë lind ai emocioni i gjithëpushtetshëm, unik, i denjë për t’u kurorëzuar, sepse prospektiva e dashurisë romantike, ka kthyer përmbys bazat e martesës së dikurshme dhe ka vënë theksin mbi lumturinë individuale, dhe jo më mbi detyrimin social si pjesëtarë të shoqërisë për t’u martuar dhe gjen¬eruar fëmijë, pavarësisht nëse je i/e lumtur apo jo. Sot martohemi për të qenë të lumtur… fëmijët që mund të vijnë do ta perfeksionojnë akoma më shumë këtë lumturi. Kështu lind ‘feja e dashurisë’, që e kthen martesën në një kult, që herët a vonë të gjithë e dëshirojnë dhe duan ta përqafojnë.
Dashurojmë
… po a është mjaftueshëm për të trokitur në portën e martesës? Çfarë i duhet marrëdhënies tonë për të arritur pjekurinë që kërkon një martesë e suksesshme? Të qenit në çift implikon në mënyrën më të thellë, aftësinë tonë për të dashur një person tjetër.
në mënyrë reciproke dhe të pakushtëzuar. Kjo marrëdhënie mbështetet gjithashtu edhe në kapaciteti n e secilit partner për t’u ndjerë i/e rëndësishëm dhe për t’i dhënë vlerën dhe rëndësinë e duhur partnerit/es. Pa këto dy cilësi të rëndësishme, bëhet e pamundur një eksperiencë e vërtetët në çift, sepse intimiteti dhe respekti reciprok humbet diku rrugës.
Epopeja e çiftëzimit
Epopeja e çiftëzimit fillon me etapën e parë, atë të zgjedhjes së partnerit/es. Kjo zgjedhje është pjesë e një procesi kompleks që implikon jo vetëm gjendjen aktuale të dy partnerëve, por edhe të gjitha influencat gjenetike, familjare, edukative, ekonomike, shoqërore dhe sociale që secili prej tyre mbart në jetë. Është ajo zgjedhje qe ne përmbledhim me një fjalë të vetme ‘tërheqje’, sepse tjetërsoj do na dukej tejet e komplikuar.
Të gjitha bashkë, këto influenca kanë formuar atë që individi është, personalitetin e tij të koklavitur që di të dashuroj ë, di të falë, të bëhet krah, të bëjë kompromise, pra që di të jetojë eksperiencën e të qenit në çift. Cilësi që në qoftë se do mungonin, do të bënin që martesa të kthehej në një kontratë ligjore dhe kaq. Përkrah faktorëve të mësipërm, midis dy partnerëve që zgjedhin njëri tjetrin, ekziston një ekuilibër ngjashmërish që i bën dy njerëz të bashkëjetojnë qetë në ekuilibër. Por në të njëjtën kohë bashkë-ekzistojnë edhe disa diferenca që lejojnë një dozë të caktuar tensionimi, që nuk e dëmton marrëdhënien, pasi e furnizon atë me shtysën e shëndetshme drejt individualizimit.
Shtyllat që mbajnë “shtëpinë e dashurisë”
Stabiliteti në marrëdhënien bashkëshortore, prototip i marrëdhënieve të gjata dhe të forta, bazohet gjithashtu tek:
▪ tiparet e personalitetit tonë dhe tek mënyra se si ja komunikojmë ato partnerit/es
▪ varësia e ndërsjellë që rritet sa më shumë kalon koha
▪ ndjeshmëria ndaj emocioneve tona dhe të partnerit/es
▪ intimiteti që sa vjen e shtohet dhe dashuria janë të ngulura thellë në damarët e marrëdhënies dhe e ush¬qejnë atë pa ndalim
▪ të dish ta ndash dhe ta jetosh dashurinë me tjetrin
▪ të dish të ndash sa më mirë rolet në një marrëdhënie, dhe të vendosësh baza të shëndosha intimiteti, do të thotë të jetosh një marrëdhënie bashkëshortore që ka ç’të ofrojë pa u shteruar kurrë.
Gjithashtu qëllimet dhe pritshmëritë të ndërgjegjshme apo jo, kanë një impakt të rëndësishëm në drejtimin që merr një lidhje, në intensitetin me të cilin ajo jetohet dhe në jetëgjatësinë e saj.
Të dehur nga euforia e dashurisë, shumë prej nesh e kalojnë pragun martesor të mbushur me pritshmëri jo shumë realiste në lidhje me atë çka na ofron martesa, të bindur se jeta në çift do të plotësojë të gjitha nevojat tona, të çfarëdo natyre qofshin. Frustrimi fillon në momentin që kuptojmë që nuk është egzaktësisht kështu. Dhe në këtë fazë ndodh ajo që përshkruhet ‘si fillimi i vlerësimit të vetvetes, në bazë të limiteve tona, pritshmërive tona dhe ato të partnerit/es në lidhje me ne. Martesa kalon kështu, një proces zhvillimi, ashtu si një bebe e vogël e porsalindur që rritet ngadalë dhe fillon të krijojë identitetin e saj të brishtë. Sa prej nesh e kanë ndjerë marrëdhënien e tyre ‘të rritet’ me kalimin e viteve …
Periudha e “mjaltit” zgjat 5-7 vjet
Sipas teorisë së Bartnett mbi martesën, secili nga të dy partnerët kalon përmes një periudhe ‘mjalti’ që zgjat 5-7 vjet, dhe vazhdon me një krizë që vë në rrezik marrëdhënien martesore. Por si reagojmë ne përballë kësaj krize? Disa prej nesh, ndahen përfundimisht nga partneri, me shpresën se mund ta jetojnë ëndrrën e marrëdhënies perfekte me një njeri tjetër. Disa të tjerë e lënë veten të pushto¬hen nga gjendja apatike që shkakton kriza, duke bllokuar kështu ‘rritjen’ e marrëdhënies dhe kalimin e saj në stadet e tjera të ciklit të saj. Të tjerë zgjedhin të ç’mitizojnë marrëdhënien e tyre dhe të pranojnë njëri tjetrin me gjithë virtytet dhe ‘defektet’ që mbart secili.
Sigurisht që kjo e fundit, kërkon aftësi të mira autoanalize, që me ndershmëri vënë para gjykimit veten dhe partnerin/en, duke lënë mënjanë idealizmat. Për të bërë pa hile dhe truke këtë analizë, duhet të tregojmë përkujdesjen dhe impenjimin për marrëdhënien duke parë më të mirën e saj, duke falur dhe mposhtur komplekset e perfeksionizmit, duke jetuar intimite¬tin e ëmbël të jetës në çift, duke ndarë bashkë dhimbjet dhe frikërat e njëri tjetrit, duke qenë totalisht të hapur emotivisht ndaj ndjenjave tona dhe atyre të ‘gjysmës sonë të ëmbël’.
.jpg)

Emri im është Lilian N.Kjo është një ditë shumë e gëzueshme e jetës sime për shkak të ndihmës që Dr.saguru më ka dhënë duke më ndihmuar duke e rikthyer ish-burrin tim me magjinë e tij magjike dhe të dashurisë. Unë isha e martuar për 6 vjet dhe ishte shumë e tmerrshme sepse burri im me të vërtetë po mashtronte dhe po kërkonte divorc, por kur hasa në emailin e Dr.saguru në internet se si ai ka ndihmuar kaq shumë njerëz që të kthejnë ish-in e tyre dhe ndihmë për të rregulluar marrëdhëniet. dhe i bëjnë njerëzit të jenë të lumtur në marrëdhëniet e tyre. I shpjegova situatën time atij dhe pastaj kërkova ndihmën e tij por për çudinë time, ai më tha që ai do të më ndihmojë me çështjen time dhe këtu unë tani po festoj sepse Burri im ka ndryshuar tërësisht për mirë. Ai gjithmonë dëshiron të jetë pranë meje dhe nuk mund të bëjë asgjë g pa të tashmen time. Unë me të vërtetë po shijoj martesën time, çfarë feste të shkëlqyeshme. Do të vazhdoj të dëshmoj në internet sepse Dr.saguru është me të vërtetë një caster i vërtetë magjie. A KENI NDIHME KETO DOKTOR T CON KONTAKTIT SAGURU TANI VIA EMAIL: drsagurusolutions@gmail.com ose WhatsApp +2349037545183 Ai është përgjigjja e vetme për problemin tuaj dhe ju bën të ndjeheni të lumtur në marrëdhëniet tuaja. 3 FRUTA E GRUES 4 FJALA E PROMOVIMIT 5 FJALA MBROJTORE 6 FJALA E BIZNESIT 7 FJALA E MIRA 8 FJALA E LOTTERRIS AND DHE RASTI GJYKATS GJYKATA.
ReplyDeleteJe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, ti e solle burrin tim përsëri kur mendoja se asgjë nuk do të ndodhte që të ishim përsëri bashkë.. Dua vërtet ta vlerësoj punën tënde Dr. Dawn, kam pasur një sërë situatash të pakëndshme gjatë rikthimit tek i dashuri im. Gjithmonë do të kesh bekimet dhe lutjet e mia për këtë magji të fuqishme që ke bërë për mua dhe burrin tim, të më kontaktosh.
ReplyDeleteJa numri i WhatsApp i Dr. Dawn: (+2349046229159) për ata që kanë vështirësi në marrëdhënien/martesën/jetën e tyre,
Edhe nëse janë probleme me fertilitetin, rasti i Curt, numra fitues të llotarisë, etj.
DR Dawn Whatsapp: +2349046229159
Email dawnacuna314@gmail.com
Dua të ndaj dëshminë time të sinqertë për Dr. Dawn dhe magjinë e pabesueshme të dashurisë që ai hodhi për mua. Pasi burri im na la mua dhe djalin tonë, u ndjeva e humbur dhe e shkatërruar. Por me magjinë e dashurisë së Dr. Dawn, gjithçka ndryshoi. Burri im u kthye, i mbushur me keqardhje dhe dashuri, dhe kërkoi falje për veprimet e tij. Ishte sikur një dritë ishte ndezur përsëri në familjen tonë.
ReplyDeleteNëse po përballeni me ndonjë sfidë në martesën ose marrëdhëniet tuaja, ose edhe nëse keni nevojë për ndihmë me çështjet gjyqësore, problemet shëndetësore ose ëndrrat për të pasur një fëmijë, ju rekomandoj me gjithë zemër të kontaktoni Dr. Dawn. Dhembshuria dhe aftësitë e tij vërtet bëjnë mrekulli. Faleminderit, Dr. Dawn, që e sollët familjen time përsëri së bashku!
Whatsapp-i i tij: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
Martesa ime pothuajse u shpërbë për shkak të presionit të madh nga vjehrra ime, e cila më kujtonte çdo ditë se nuk kisha fëmijë. Isha e shkatërruar dhe në prag të dorëzimit... Por i falënderoj Zotit të Plotfuqishëm që më vendosi Dr. Dawn në rrugën time. Edhe pse isha tashmë 40 vjeç, mbeta shtatzënë, linda fëmijë të bukur dhe sot jam gruaja më e lumtur në botë!
ReplyDeleteE rekomandoj me gjithë zemër Dr. Dawn kujtdo që vuan nga mungesa e fëmijëve ose nga abortet spontane. Ajo vërtet mund të transformojë jetën. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë nëse jeni duke kërkuar bimë natyrale për sëmundje serioze. Kontaktoni atë - ajo mund të jetë mrekullia juaj: dawncuna314@gmail.com. WhatsApp: +2349046229159